Shkupi përballet me Shkëndijën në çerekfinale të Kupës

Shkupi përballet me Shkëndijën në çerekfinale të Kupës

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë mesditë është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës. Kjo fazë do të sjellë një superderbi, aty ku Shkupi dhe Shkëndija do të përballen ndërmjet veti për një vend në gjysmëfinale. Ekipi tjetër shqiptar, Struga Trim Lum është shortuar me Bregallnicën, përderisa Makedonija Gjorçe Petrovi e udhëhequr nga Muharem Bajrami do të sfidojë Akademia Pandevin. Sileksi ka përfituar kundërshtarin më të lehtë, pasi në terren vendas do të luajë me skuadrën e Ligës së Dytë Vardarin. Ndeshjet e fazës çerekfinale do të zhvillohen me nëntë nëntor, duke nisur nga ora 13:00. Gjysmëfinalet janë përcaktuar për më 5 prill të vitit 2023, ndërsa finalja luhet në muajin maj. /SHENJA/