Shkupi merr kundërshtarin më të lehtë të mundshëm në Ligën e Kampionëve

Shkupi merr kundërshtarin më të lehtë të mundshëm në Ligën e Kampionëve

Kampionët e Maqedonisë Veriut në futboll, Shkupi është shortuar me kampionin e Gjibraltarit, Linkoln për xhiron e parë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve.

Ky ishte kundërshtari më i lehtë i mundshëm për Shkupin që mund të sjellnin goglat në Nion të Zvicrës.

Ndeshjen e parë Shkupi e luan në shtëpi me 6 korrik, përderisa një javë më vonë do të zhvillojë transfertën në Gjibraltar.