Shkupi me dy mungesa ndaj Shamrokut

Shkupi me dy mungesa ndaj Shamrokut

Shkupi nesër do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Shamrokut të vlefshme për xhiron e tretë eliminatore në Liga Europa. Kampionët e vendit do të japin gjithçka për të kthyer rezultatin dhe për të marrë kualifikimin për në fazën e plej of-it të këtij kompeticioni. Trajneri i bardhebluve Goce Sedlloski do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët përveç dy që do ti mungojnë për këtë sfidë. Bëhet fjalë për Valid Hamidin që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit të luajtur në Irlandë dhe nuk ka të drejt loje për sfidën e nesërme.

Ndërkohë mungesë do të jetë edhe sulmuesi Danfa, i cili është jashtë fushave për shkak lëndimit.

Të gjithë të tjerët janë në dispozicion për lojë, me Sedlloskin që pritet të bëjë kombinimet e duhura, për të dal me formacionin më të mirë të mundshëm kundër ekipit irlandez. Ndeshja Shkupi – Shamroku luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 21:00.