Shkupi humb ndeshjen e parë nga Ballkani

Shkupi humb ndeshjen e parë nga Ballkani

Shkupi është mundur me rezultat 1:2 nga Ballkani në ndeshjen e parë të fazës së plej of-it në Ligën e Konferencës. Në ndeshjen e luajtur në kryeqytet, të parët që shkuan në avantazh ishin bardheblutë, që përmes Adetunxhit realizuan golin për epërsi 1:0 në minutën e 19-të. Ndërkohë skuadra kosovare arriti tlqë të shënoj dy gola, ku fillimisht Rrahmani në minutën e 23-të barazoi për 1:1, përderisa Meriton Korenica shënoi një supergol në të 67-tën për shifra 1:2. Deri në fund Shkupi kishte iniciativën dhe raste të shumta në portën e Ballkanit, por të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit nuk arritën të gjejnë rrjetën, duke mbyllur ndeshjen me humbje. Ndeshja e kthimit Ballkani – Shkupi ku do të vendoset kualifikuesi në grupet e Ligës së Konferencës do të luhet pas një jave në Prishtinë. /Shenja/