Shkupi fiton Skopjen, Shkëndija triumfon me shumë vështirësi ndaj Pelisterit

Shkupi fiton Skopjen, Shkëndija triumfon me shumë vështirësi ndaj Pelisterit

FC Shkupi vazhdon të forcojë kreun e tabelës në elitën e futbollit vendor, pasi fitoi edhe transfertën ndaj Skopjes me rezultatin 1:3 të luajtur sot në kaudër të xhiros së 16-të. Dy golat e Alvarezit dhe një të Senjorit i dhanë triumfin Shkupit përballë Skopjes, me këta të fundit që njëherë gjetën rrjetën falë autogolit të Çeshmexhievit. Ndërkohë në Tetovë, Shkëndija ka marrë fitore me shumë vështirësi përballë Pelisterit me rezultat 2:1. Pjesa e parë u mbyll në favor të skuadrës nga Manastiri që përmes Xhufos realizuan golin e epërsisë, ndërsa në fraksionin e dytë Guri dhe Krivak përmbysën rezultatin falë edhe kartonit të kuq të Boshkovskit në të 77-tën. Në ndeshjet tjera të luajtura sot nuk kishte fitues, pasi Boreci-Makedonija Gjorçe Petrovi u mbyll me barazim 1:1, ndërsa takimet Akademia Pandev-Bregallnica dhe Struga Trim Lum-Tikveshi u mbyllën pa gola. /SHENJA/