Shkupi drejt Gjibraltarit, Shkëndija në Jerevan

Shkupi drejt Gjibraltarit, Shkëndija në Jerevan

Ekspedita e Shkupit dhe Shkëndijës kanë udhëtuar drejt Gjibraltarit respektivisht Jerevanit për ndeshjet e kthimit në garat europiane. Kampionët e vendit do të luajnë takimin e dytë ndaj Linkolnit në transfertë këtë të marte, në të cilën kanë avantazh prej 3 golave nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup dhe janë me një këmbë në fazë tjetër të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë kuqezinjtë në tokën armene do të përballen me Araratin në ndeshjen e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra tetovare mori fitore 2:0 në ndeshjen e luajtur në kryeqytet. Ndeshja Linkolni – Shkupi do të luhet nesër në Gjibraltar, duke nisur nga ora 18:00, përderisa Ararat – Shkëndija luhet të enjten nga ora 17:00.