Shkup: Tre persona janë sulmuar nga qentë endacak, në mesin e tyre dy të mitur

Shkup: Tre persona janë sulmuar nga qentë endacak, në mesin e tyre dy të mitur

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se tre persona janë kafshuar nga qen endacakë në Shkup, e në mesin e tyre edhe dy fëmijë të mitur, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

G.D.C.(48 vjeçare) nga Shkupi dje në ora 10.30 në Stacionin Policor Gazi Babë ka raportuar se djali i saj i mitur është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Trifun Haxhi Janev”.

O.G (45 vjeçar) nga Shkupi dje në ora 17:45 në Stacionin Policor Kisella Vodë ka raportuar se vajza e tij e mitur është sulmuar nga një qen endacak në rrugën “Serska”.

Dhe F.T.(21 vjeçar) nga Shkupi dje në ora 20:00 në Stacionin Policor Kisella Vodë ka raportuar se është sulmuar nga një qen endacak në Bulevardin “Boris Trajkovski”, njoftuan nga MPB.