Shkup, mbahet takimi i të diplomuarve në Turqi

Shkup, mbahet takimi i të diplomuarve në Turqi

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, është organizuar takimi i të diplomuarve në Turqi, organizuar në kujdesin e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), raporton AA.

Në programin e organizuar në një hotel në kryeqytet morën pjesë kryetari i YTB-së, Abdullah Eren, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ministri i Kulturës i Maqedonisë, Asaf Ademi, ministri i Diasporës i Maqedonisë, Edmond Ademi, ministri pa resor, Elvin Hasan, krerë të partive politike turke në Maqedoni, përfaqësues të institucioneve turke në vend si dhe të diplomuarit në Turqi.

Në kuadër të programit që filloi me intonimin e himneve të të dyja shteteve, u shfaq një video promovuese në lidhje me YTB-në.

Eren në fjalimin e tij gjatë aktivitetit tha se YTB në mbi 160 vende të botës ka mundësuar bursa për 17 mijë e 500 studentë.

Ai duke treguar se në kuadër të Projekti i Madh për Studentët që e zhvillon Turqia prej vitit 1992 gati prej të gjitha vendet e botës 150 mijë studentë kanë diplomuar në Turqi, ndërsa disa rajone prej atyre që mundësojnë bursa kanë rëndësi të veçantë për Turqinë dhe YTB.

Eren tha se bursistët e Turqisë kanë marrë detyrë në nivelet më të larta në politikën, administratën, shoqërinë civile, akademinë e Maqedonisë, gjë e cila është nder për ta. “Tashmë bëhet fjalë për mbi 1000 të diplomuar që kanë ardhur në vendin tonë nga Maqedonia për të studiuar dhe më pas janë kthyer në vendin e tyre”.

Ai theksoi se Turqia që nga dita e parë kur Maqedonia shpalli pavarësinë është vendi i parë që ka hapur ambasadën e saj dhe se është ndër vendet e para që më së shumti mbështet Maqedoninë. “Ju lutemi kontribuoni në zhvillimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Turqisë”, tha Eren duke i bërë thirrje të diplomuarve në Turqi.

Eren shtoi se vitin e ardhshëm do të rrisin kuotën për bursë të studentëve nga Maqedonia.

Ndërsa ambasadorja Kara, tha se ndjejnë kënaqësi nga thellimi i miqësisë së lashtë mes Turqisë dhe Maqedonisë nga ditë në ditë, e cila fuqinë e merr nga themeli historik dhe kulturor.

“Njohuria të cilën e keni marrë në Turqi, do të ju mundësoj që të jepni kontribute serioze këtij shteti të bukur dhe do të luajë një rol të madh që Maqedonia të arrijë në një nivel më të begatë”, tha ambasadorja turke.

“Bursat e Turqisë janë një vlerë shtesë për Maqedoninë”

Nga ana e tij ministri pa resor Hasan, duke theksuar se Turqia është një shtet i madh, tha se Turqia gjithmonë ka mbështetur Maqedoninë që nga pavarësia e saj, ka qenë pranë Maqedonisë në ditët e vështira.

Ai theksoi se bursat e Turqisë janë një vlerë shtesë për mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë.

Ndërsa ministri i Kulturës, Ademi, në fjalimin e tij tha se është nder dhe kënaqësi për të pjesëmarrja në këtë takim të veçantë.

Ai më tej shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin i cili vazhdon mes Turqisë dhe Maqedonisë në frymën e miqësisë dhe traditës. “Është detyrë e jona që të përforcojmë dhe t’ja transferojmë gjeneratave të ardhshme duke treguar gjithmonë përpjekje”, tha Ademi.

Gjithashtu edhe ministri i Diasporës, Ademi, tha se diaspora e Maqedonisë dhe Turqisë përbëjnë pjesët e rëndësishme të zhvillimit social, politik dhe ekonomik të të dyja vendeve.

“Republika e Maqedonisë ka një diasporë të madhe që jeton dhe punon në Republikën e Turqisë dhe është një urë e rëndësishme për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe dy popujve. Një urë po aq e rëndësishme për bashkëpunim janë këta studentë që janë këtu sonte”, tha Edmon Ademi.

Ndërkohë, kreu i YTB-së gjatë vizitës së tij në Maqedoni u takua me ministra, liderë të partive turke politike dhe krerë të organizatave joqeveritare në vend.