Shkup, 71 vjeçari e sulmon fizkisht 72 vjeçarin

Shkup, 71 vjeçari e sulmon fizkisht 72 vjeçarin

Një përleshje e pazakontë ka ndodhur të shtunën në Shkup, gjatë së cilës një 71 vjeçar ka sulmuar një të moshuar tjetër të moshës 72 vjeçare.
Rasti ka ndodhur në lagjen Aerodrom.
“Më datë 23.10.2022 në Stacionin Policor Aerodrom, R.V. (72) nga Shkupi ka denoncuar se të njejten ditë rreth orës 9 e 30 minuta në kalimin e një ndërtese në rajonin e Aerodromit, pas një zënke paraprake, fizikisht është sulmuar nga fqinji i tij M.I. (71) poashtu nga Shkupi. Po meren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB.