Shkup, 30 shoferë kapen duke vozitur në gjendje të alkoolizuar

Shkup, 30 shoferë kapen duke vozitur në gjendje të alkoolizuar

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme gjatë aksionit kontrollues në trafik në territorin e Shkupit, ka shqiptuar gjithsej 217 gjoba prej të cilave 93 për tejkalim të shpejtësisë, 30 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 15 për vozitje pa leje.

MPB bën me dije se janë shqiptuar edhe 29 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, tre masa për kalim në semafor të mbyllur, gjashtë për kundërvajtje të këmbësorëve, pesë masa për përdorim të celularit.
“Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.