` . Shkon në 86 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë - TV-SHENJA

Shkon në 86 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë të enjten se shtatë persona tjerë kanë rezultuar pozitivë në testimet e bëra për koronavirus.

“Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetizolim”, është thënë në njoftim.

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, aktualisht në Kosovë është raportuar për 86 persona të infektuar me Covid-19, sëmundje që shkakton koronavirusi i ri.

Deri më tani një pacient ka vdekur me koronavirus në këtë shtet.