` . Shkëndija vetëm me një mungesë përballë Shkupit - TV SHENJA

Shkëndija vetëm me një mungesë përballë Shkupit

Duke llogaritur faktin se Shkëndija ashtu si më herët edhe në këtë pauzë dha disa reprezentues, stafi teknik i kuqezinjëve ka mundur të llogarisë në formacion të plotë vetëm të premten dhe të shtunën për ndeshjen ndaj Shkupit në Tetovë.

Bejtullai, Totre e Doriev nga përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut, Luma te shpresat e vendit dhe Sadriu që ishte grumbulluar me Kosovën U21 janë kthyer te Shkëndija dhe kanë zhvilluar dy seancat e fundit stërvitore dhe të gatshëm presin sfidën me Shkupin.

Te skuadra tetovare nuk ka të lënduar, ndërsa mungesa e vetme do të jetë Jan Krivak që në sfidën e fundit me Renovën kompletoi pesë kartona të verdhë dhe këtë sfidë do të duhet ta shikojë nga tribuna.