Shkëndija prezanton mbrojtësin Jan Vondra

Shkëndija prezanton mbrojtësin Jan Vondra

Shkëndija e Tetovës ka prezantuar mbrojtësin e majtë Jan Vondra. 26 vjeçari që në kampionatin tonë vjen nga Republika Çeke që me skuadrën tetovare ka firmosur kontratë dy vjeçare. “Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës. Mendoj se në skuadrën kuqezi kam ardhur pikërisht në momentin e duhur, përpara ndeshjeve evropiane. Shpresoj se në këto ndeshje do ta arsyetoj angazhimin tim te Shkëndija dhe sigurisht se vëmendjen do ta kemi edhe në sezonin e ri garues ku për objektiv është titulli i kampionit”, është shprehur mes tjerash Vondra pas prezantimit. Futbollisti çek së fundmi ishte pjesë e skuadrës Bohemians nga Praga.