Shkëndija përfiton 150 mijë euro nga transferimi i Fazlagiqit

Shkëndija përfiton 150 mijë euro nga transferimi i Fazlagiqit

Shkëndija e Tetovës ka përfituar 150 mijë euro nga transferimi i Enis Fazlagiqit nga ekipi i Zhilinës te Visla Krakov. Ky përfitim i klubit tetovar vjen nga ajo se Shkëndija mbante 30% të kartonit të Fazlagiqit nga shitja te skuadra e Zhilinës verën e vitit 2018.

Reprezentuesi i Shpresave të vendit tonë, disa ditë më parë u transferua nga Zhilina te Visla Krakov, ndërsa skuadra sllovake nga kjo shitje përfitoi 500 mijë euro.