Shkëndija në Armeni, nesër zhvillon ndeshjen e kthimit me Araratin

Shkëndija në Armeni, nesër zhvillon ndeshjen e kthimit me Araratin

Shkëndija e Tetovës nesër do të luajë ndeshjen e kthimit të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Konferencës ndaj skuadrës Ararat Jerevan. Tetovarët nga dita e hënë janë akomoduar në Armeni dhe kanë zhvilluar përgatitjet e duhura nën drejtimin e trajnerit Artim Shaqiri. Kuqezinjtë shihen favorit për të avansuar më tej në eliminatoret e këtij kompeticioni, pasi kanë avantazh prej 2:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup një javë më parë.