Shkëndija kërkon përkrahje fer dhe korrekte në derbin me Shkupin

Shkëndija kërkon përkrahje fer dhe korrekte në derbin me Shkupin

Sot duke nisur nga ora 15:00 në stadiumin e Tetovës do të luhet derbi shqiptarë ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit. Kuqezinjtë presin kampionët në fuqi të kampionatit në përballjen e parë ndërmjet veti të këtij sezoni. Në aspekt të nikoqirit dhe organizatorët, Shkëndija kërkon të përkrahje ferr dhe korrekte në këtë derbi.

Kumtesa e KF Shkëndija:

Janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për të organizuar një spektakël të vërtetë futbolli.

Përderisa pritet interesimi i jashtëzakonshëm për këtë ndeshje, rikujtojmë se dyert e Shkëndijës vazhdimisht janë të hapura për të gjithë ata që e kanë në zemër Shkëndijën e ngjyrave kuq e zi.

Teksa në radhë të parë presim përkrahje masive nga futbolldashësit dhe nga të gjithë tifozët e Shkëndijës, bëjmë thirrje që të anojmë në mënyrë korrekte dhe sportive për klubin tonë të zemrës, duke anashkaluar sjelljet e pahijshme dhe jotolerante.

Ndeshja e ditës së shtunë le të jetë shembull që dëshmon se manifestimet sportive mund të japin mesazhe për “fair play” dhe tolerancë.

Le t’i japim jehonë garës, në frymën e korrektësisë!