` . Shkëndija e nis ndaj Tikveshit, Shkupi përballet me Bregallnicën - TV SHENJA

Shkëndija e nis ndaj Tikveshit, Shkupi përballet me Bregallnicën

Në “Shtëpinë e Futbollit” sot është hedhur shorti dhe është shpalosur kalendari i ndeshjeve për sezonin e ri garues në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në xhiron e parë, kampionët në fuqi Shkëndija do të luajë si mysafirë në Kavadar kundër Tikveshit. Nënkampionët, Shkupit sezonin e ri e nisin ndaj Bregallnicës. Skopje do të jetë mysafirë i Renoës, Makedonija Gjorçe Petrovi do të përballet me Pelisterin. Në Strumicë, Akademia Pandevi do të pret Struga Trim Lumin, përderisa Rabotniçki do të takohet me Borecin. Sezoni i ri në elitën e futbollit vendor nis me 8 gusht, me ndeshjet e para që janë programuar të luhen nga ora 17:30.