Shkëlqen Besart Ibraimi, Struga e nis me fitore

Shkëlqen Besart Ibraimi, Struga e nis me fitore

Struga Trim Lum e ka nisur me fitore sezonin e ri në elitë, pasi mundi Pobedën në ndeshjen hapëse me rezultatin 3:0.

Fjalën kryesore në këtë takim e kishte golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë Besar Ibraimi, i cili gjeti dy herë rrjetën, ndërsa fitoren e vendasve e vulosi Fatjon Jusufi.

Kujtojmë Ibraimi dhe Jusufi ishin edhe golashënuesit më të mirë të Strugës gjatë ndeshjeve kontrolluese, ndërsa një gjë të tillë e dëshmuan edhe në takimin e parë të këtij sezoni.

Të dielën në program do të jenë vetëm dy ndeshje. Sileksi në Kratovë do të mirëpret Rabotniçkin, teksa në Strumicë Akademia Pandev do të jetë nikoqir i Bregallnicës. Pas largimit të Renovës nga garat, Makedonija GJ.P është skuadra që do të jetë e lirë në xhiron e parë, derisa ndeshjet e dy skuadrave tona përfaqësuese në garat europiane, FC Shkupit dhe Shkëndijës, janë shtyrë. Kështu Shkëndija ndeshjen e xhiros së parë kundër Skopjes do ta zhvillojë me datë 17 gusht, ndërkohë Shkupi ndeshjen e paraparë kundër Tikveshit në Kavadar, do ta zhvillojë me datë 7 shtator.