` . Shkarkimi i Metës, Kuvendi dërgon kërkesën në Kushtetuese - TV SHENJA

Shkarkimi i Metës, Kuvendi dërgon kërkesën në Kushtetuese

Kuvendi dërgoi në Gjykatën Kushtetuese raportin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pesë ditë nga votimi në parlament për shkarkimin e Metës, Kuvendi kërkon tani më edhe aprovimin nga institucioni final që është Gjykata Kushtetuese.
Trupa prej 7 anëtarësh pritet të marrë në shqyrtim një nga çështjet më të rëndësishme, që është edhe fati i Ilir Metës ku vendimmarrja e saj do të shënoj një precedent të ri, ose shkarkimin final të kreut të shtetit ose rrëzimin e Kuvendit në tentativë për të shkarkuar Presidentin e Republikës.