Shkallët e stadiumit ‘Air Albania’ kanë filluar të mbushen me tifozë

Shkallët e stadiumit ‘Air Albania’ kanë filluar të mbushen me tifozë

Stadiumi “Air Albania” po mbushet nga tifozët e Romës dhe Feyenoordit.

Finalja e Ligës së Konferencës do të fillojë në orën 21:00 në Tiranë, ku gjatë ditëve të fundit ka pasur fluks të madh të tifozëve.
Madje gjatë mbrëmjes ka pasur edhe dhunë, ku tifozët holandezë ishin më problematik.
Atmosfera në ambientet e jashtme të “Air Albania” aktualisht është e mirë.

Grumbuj të dy tifozërive po futen në radhë në stadium.

Për fat të mirë, nuk raportohet për incidente deri më tani.