Shfaqje rodeo në New York (FOTO)

Shfaqje rodeo në New York (FOTO)

Madison Square Garden, një ndër vendet e famshme të New Yorkut, këtë herë priti performues të rodeos me famë botërore, raporton AA.

Shfaqja e cila u organizua nga “Performues profesional të rodeos” dhe e cila tashmë është shndërruar në një traditë u zhvillua në Madison Square Garden.

Performuesit e rodeos stadiumin e famshëm sportiv e shndërruan në një arenë, ndërsa në shfaqjen e tyre mbi demat qindra kilogramësh mundësuan që audienca të kaloj çaste të emocionuara.

Në evenimentin ku qytetarët e New Yorkut shfaqën interes të madh, morën pjesë rreth 35 performues të rodeos të cilët kanë fituar kampionate në nivel botërorë.

Fëmijët dhe të rriturit me kostumet e koubojit shfaqën pamje të larmishme. Në pjesën e fundit të evenimentit edhe performuesit fëmijë të rodeos shfaqën një spektakël.

Shfaqje rodeo në New York
Madison Square Garden, një ndër vendet e famshme të New Yorkut, këtë herë priti performues të rodeos me famë botërore. Performuesit e rodeos stadiumin e famshëm sportiv e shndërruan në një arenë, ndërsa në shfaqjen e tyre mbi demat qindra kilogramësh mundësuan që audienca të kaloj çaste të emocionuara. ( Atılgan Özdil – Anadolu Agency )
06.01.2019 Atılgan Özdil
1 / 10