` . Shekerinska për deklaratën e Karakaçanov: Kjo nuk është mënyrë e komunikimit midis dy anëtareve të NATO-s - TV SHENJA

Shekerinska për deklaratën e Karakaçanov: Kjo nuk është mënyrë e komunikimit midis dy anëtareve të NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot theksoi se ka kaluar koha kur ministrat e mbrojtjes në rajon japin deklarata, ashtu siç deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, ndërsa disa i konsideron si serioze dhe se mënyra e tillë e komunikimit nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s.

“Gjuna maqedone, populli maqedonas janë realitet dhe asnjë negociatë politike, as preokupim politik nuk do ta ndërrojnë atë realitet. Megjithatë mundemi të bëjmë të ardhme më të mirë për popujt tanë dhe të krijojmë më shumë shanse për rininë tonë. Ne ashtu e shohim detyrën tonë”, deklaroi Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas solemnitetit me rastin e promovimit të togerëve dhe betimin e kadetëve nga Akademia ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostollski”.

Ajo potencon se do të vazhdojë t’i dërgojë porositë e njëjta që janë dërguar viteve të fundit, ndërsa, nënvizoi se “qytetarët tanë nuk paguajnë dhe presin t’u sigurojmë siguri, nërsa ajo siguri varet nga marrëdhëniet e mira fqinjësore”.
“Dhe për atë presim Bullgaria, e cila ishte njëra nga shtetet në rajon, e cila nga vetë fillimi e mbështeti pavarësinë tonë, por edhe anëtarësimin tonë në NATO dhe BE, atë ta bëjë edhe tani, sepse popujt miqësor maqedonas dhe bullgar munden të shkojnë përpara vetëm nëse në mënyrë të ndërsjellë mbështeten”, tha ministrja e Mbrojtjes Shekerinska.

Në pyetjen e gazetarëve për paralajmërimet e Pentagonit për dërgimin e automjeteve të blinduara në Ballkan, Shekerinska u përgjigj se ato deklarata tregojnë se tezat paraprake që SHBA e humb interesimin për Evropën dhe nuk janë më të gatshëm të investojnë në partneritetin transatlantik nuk ishin reale.

“Mendoj se këtë e tregon edhe interesimi i SHBA-së, por edhe interesimi i gjithë rajonit veriatlantik të investojë në prani të rritur ushtarake si porosi se siguria e çdo aleati është edhe siguri e Aleancës”, theksoi Shekerinska.