Shekerinska: Ka edhe argumente në favor të kërkesës së VMRO-së për zgjedhje

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska ka komentuar nismën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme. Ajo deklaroi sot se Qeveria do të shqyrtojë kërkesën. “Do të shqyrtohet kjo nismë. Ka edhe argumente në favor të një iniciative të tillë”, deklaroi Shekerinska.

Edhe Shekerinska, ka shfaqur qëndrimin e kryeministrit Zaev se nga pamja e jashtme vërehet qartë se kreu i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski kërkon  zgjedhje por të lutet dhe shpreson se nuk do të mbahen. /SHENJA/