` . Shefi i NATO-s, Stoltenberg: Do të vazhdojmë ta mbështesim Afganistanin - TV SHENJA

Shefi i NATO-s, Stoltenberg: Do të vazhdojmë ta mbështesim Afganistanin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se është takuar me Presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe se aleanca do të vazhdojë ta mbështesë vendin, raporton AA.

Në një njoftim në Twitter, Stoltenberg tha se situata e sigurisë në Afganistan mbetet jashtëzakonisht sfiduese dhe kërkon një zgjidhje të negociuar.

“NATO do të vazhdojë të mbështesë Afganistanin, duke përfshirë financimin e aseteve civile dhe trajnimin jashtë vendit”, u shpreh shefi i NATO-s.

Ndryshe, dhuna në Afganistan është rritur kohëve të fundit pasi militantët talebanë kanë shtuar sulmet në vazhdën e tërheqjes së forcave të huaja nga vendi.