Shefi i diplomacisë kroate Gërliq Radman për vizitë në Shkup

Shefi i diplomacisë kroate Gërliq Radman për vizitë në Shkup

Ministri i Punëve të jashtme dhe Punëve Evropiane i Republikës së Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, me ftesë të kolegut të tij, shefit të diplomacisë Bujar Osmani, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Krahas takimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në orët e mbrëmjes në Filharmoni do të mbahet një ngjarje solemne, që do të shënohet me koncert të Ansambleve folklorike nga Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, e më pas do të ketë pritje përkatëse për kremtimin e përbashkët të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.