SHBA, uragani Ian pas Floridës lëviz drejt Karolinës së Jugut dhe Georgia-s

SHBA, uragani Ian pas Floridës lëviz drejt Karolinës së Jugut dhe Georgia-s

Uragani Ian i cili shkaktoi dëme të mëdha në shtetin e Floridës të SHBA-së, ka lëvizur drejt shteteve të Karolinës së Jugut dhe Georgia-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ekziston një kërcënim nga një stuhie e fuqishme për jetën në brigjet e Floridës verilindore, Georgia-s dhe Karolinës së Jugut për shkak të uraganit Ian”, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.

Qendra Kombëtare e Uraganeve informoi se sipas rrugës së parashikuar sot uragani Ian do t’i afrohet brigjeve të Karolinës së Jugut ndërsa sonte dhe nesër do të përparojë në brendësi të Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut.

Thuhet se uragani Ian, i cili goditi Kubën me intensitet të “kategorisë 3” dhe shkaktoi dëme të mëdha, mund të arrijë intensitetin e “kategorisë 4” kur të arrijë në brigjet e SHBA-së.

Uragani Ian i cili goditi brigjet e Floridës si një uragan i “kategorisë 5” u shndërrua në një “stuhi tropikale”. AA kishte filmuar dëmet e shkaktuara nga uragani.