SHBA, treni me 243 udhëtarë del nga shinat, raportohet për të lënduar

SHBA, treni me 243 udhëtarë del nga shinat, raportohet për të lënduar

Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një tren me 243 udhëtarë është përplasur me një kamion në shtetin Missouri të SHBA-së gjatë së cilës ka dalë nga shinat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Treni i kompanisë amerikane hekurudhore “Amtrak”, i cili po udhëtonte nga Los Angelesi për në Çikago, u përplas me një kamion dhe doli nga shinat në Mendon pas orës 13:40 me orën lokale.

“Autoritetet lokale aktualisht po ndihmojnë udhëtarët dhe ne kemi dislokuar burimet për të ndihmuar”, thuhet në deklaratën e kompanisë, duke theksuar se detaje shtesë rreth aksidentit do të njoftohen brenda ditës.