SHBA thirrje Rusisë t’i japë fund pushtimit të Kirmesë në Ukrainë

SHBA thirrje Rusisë t’i japë fund pushtimit të Kirmesë në Ukrainë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jean-Pierre tha se lufta ka ndërprerë qarkullimin ushqimor nga Ukraina dhe i bëri thirrje Rusisë që t‘i japë fund sa më parë luftës dhe të lejojë qarkullimin ushqimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për diskutimet e krizës ushqimore për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, Jean-Pierre tha se “Rusia duhet t‘i japë fund urgjentisht luftës së saj kundër Ukrainës që shkatërron sigurinë globale të ushqimit dhe duhet të lejojë qarkullimin ushqimor nga Ukraina”.

Sipas tij, për krizën ushqimore aktuale të ushqimit përgjegjëse është Rusia. “Sanksionet e SHBA-së ose të vendeve të tjera ndaj Rusisë nuk pengojnë qarkullimin (rrjedhën) ushqimore”, tha Jean-Pierre.

– Konfirmon vizitën e zyrtarëve amerikanë në Arabinë Saudite

Lidhur me pretendimet se koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Brett McGurk dhe Këshilltari i Lartë për Sigurinë e Energjisë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Amos Hochstein kanë zhvilluar vizitë të fshehtë në Arabinë Saudite për bisedime të marrëveshjeve të naftës mes Arabinë Saudite, Izraelit dhe Egjiptit, zëdhënësja Jean-Pierre tha:

“Aktualisht mund të konfirmoj se McGurk dhe Hochstein ndodhen në Arabinë Saudite. Zyrtarët po diskutojnë çështjet si lufta kundër veprimeve destabilizuese të Iranit në rajon dhe tregu stabil global i energjisë”.

Ajo theksoi se presidenti amerikan Joe Biden, javën e ardhshme do të presë në Shtëpinë e Bardhë kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.