SHBA: Takim i nivelit të lartë në Pentagon për situatën në Siri

SHBA: Takim i nivelit të lartë në Pentagon për situatën në Siri

Këshilltarët kryesorë të Presidentit, Donald Trump, u takuan të enjten në Pentagon për të diskutuar mbi Sirinë dhe tema të tjera, tha një zyrtar i mbrojtjes.

Takimi ishte i pari i këtij lloji për Sekretarin e Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i cili filloi punën e tij të re më 1 janar pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Jim Mattis.

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes, Shanahan u takua me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Gjeneralin Joe Dunford, kreu i Shefave të Përbashkët të Shtabit.

Ata “diskutuan një larmi temash përfshirë Sirinë,” tha zyrtari.

Mattis dha dorëheqje muajin e kaluar pasi Presidenti Trump urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria edhe pse Shteti Islamik ende ka mijëra luftëtarë në vend dhe një tërheqje e SHBA do të linte luftëtarët kurdë të prekshëm nga sulmet e Turqisë.

Shanahan duhet të mbikëqyrë se si Shtetet e Bashkuara tërheqin më shumë se 2,000 trupa nga Siria. Afate të ndryshme kohore janë përmendur, por Trump ka thënë se kjo do të ndodhte “për një periudhë kohore”, raporton AFP.