` . SHBA, rritet në 209.896 numri i të vdekurve nga COVID-19 - TV SHENJA

SHBA, rritet në 209.896 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 209.896, prej të cilëve 444 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave në botë.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 43.181, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.364.646.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 4,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 105 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 813.257 raste të konfirmuara, ndërsa numri më i lartë i të vdekurve është në New York me 33.229.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 6,1 milionë raste dhe Brazili me mbi 4,7 milionë raste.