SHBA, rekomandohet vaksina kundër COVID-19 për fëmijët nën moshën 5-vjeç

SHBA, rekomandohet vaksina kundër COVID-19 për fëmijët nën moshën 5-vjeç

Këshilltarët e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së rekomanduan se vaksina kundër COVID-19 mund të aplikohet tek fëmijët deri në 6-muajsh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bordi këshillimor i përbërë nga shkencëtarë të CDC-së, në mbledhjen e mbajtur sot vlerësuan vaksinën kundër COVID-19 që Moderna dhe Pfizer/BioNTech kanë zhvilluar për fëmijët nën moshën 5-vjeç.

Në një deklaratë në fund të mbledhjes u theksua se me votë unanime u mor vendimi rekomandues se vaksina kundër COVID-19 mund të aplikohet tek fëmijët e vegjël deri në 6-muajsh.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dje njoftoi miratimin e vaksinës kundër COVID-19 që kompanitë farmaceutike Pfizer/BioNTech dhe Moderna kanë zhvilluar për fëmijët nën moshën 5-vjeç.

Si hap i fundit për aplikimin e vaksinave, është e nevojshme që vendimi rekomandues i Bordit këshillimor të nënshkruhet nga dr. Rochelle Walensky, drejtoresha e institucionit CDC.

Në SHBA ka rreth 17 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeç, që është grup mosha e fundit për të cilën nuk aplikohet vaksina kundër COVID-19.