` . SHBA liston ish-konsullin e përgjithshëm saudit për vdekjen e Khashoggit - TV SHENJA

SHBA liston ish-konsullin e përgjithshëm saudit për vdekjen e Khashoggit

Deparmenti i Shtetit i SHBA-ve ka listuar ish-konsullin e përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stambll për përfshirjen e tij në shkeljet e të drejtave të njeriut, transmeton AA.

Mohammed al Otaibi po shërbente si konsull i përgjithshëm i Riadit para se të largohej nga posti i tij një ditë pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi vitin e kaluar.

“Vrasja e Jamal Khashoggit ishte një krim i rëndë dhe i papranueshëm. Veprimi ynë sot është një tjetër hap i rëndësishëm për t’iu përgjigjur vrasjes së Khashoggit”, tha departmenti amerikan në një deklaratë.

Ky veprim vjen kur komuniteti ndërkombëtar shënon Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Zyrtari saudit u emërua më 15 nëntor të vitit 2018 nën Urdhrin Ekzekutiv (E.O.), i cili mbështetet dhe zbaton Aktin Global Magnitsy të përgjegjësisë për të drejtat e njeriut.

Departmenti i shtetit tha se vazhdon të kërkojë nga Arabia Saudite që “të zhvillojë një gjykim të plotë, të drejtë dhe transparent të atyre që janë përgjegjës” për vdekjen e Khashoggit, si dhe të kërkojë llogari nga të gjithë të përfshirët në vrasjen e tij.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë të gjitha faktet relevante, të konsultohemi me Kongresin dhe të punojmë me vendet e tjera për të dhënë llogari ata që janë përfshirë në vrasje”, tha departmenti.

Më 2 tetor të vitit 2018, një skuadër saudite vrau dhe gjymtoi Khashoggin në konsullatën saudite në Stamboll. Trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara (OKB), Agnes Callamard, në një raport konkludoi se vrasja e Khashoggit ishte “ekzekutim i qëllimshëm, me paramentim” dhe bëri thirrje për hetim të Princit të Kurorës Saudite, Mohammad bin Salman.