SHBA, lind gruaja e cila për 10 vjet është në koma

SHBA, lind gruaja e cila për 10 vjet është në koma

Gruaja e cila tashmë 10 vjet ndodhet në gjendje vegjetative lindi në fund të dhjetorit në Arizona të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksojnë se policia në Phoenix ka nisur hetimet rreth përdhunimit të saj në spitalin Hacienda HealthCare.

Gruaja e cila pas asfiksimit, tashmë 10 vite është në gjendje vegjetative, u përdhunua dhe mbeti shtatzënë ndërsa më 29 dhjetor lindi foshnje. Më tej thuhet se personeli i spitalit nuk e kanë ditur se gruaja është shtatzënë deri kur filloi të lind. Poashtu thonë se ka lindur një foshnje të shëndetshme.

Zëdhënësja e spitalit Nancy Salmon konfirmoi se hetimet janë në vijim dhe se në këtë moment nuk mund të japin më shumë informacione.