SHBA: Lija e majmunit përhapet kryesisht tek meshkujt biseksual e homoseksual

SHBA: Lija e majmunit përhapet kryesisht tek meshkujt biseksual e homoseksual

Çdo person është i rrezikuar nga infektimi me linë e majmunit, por ky virusi po përhapet së fundmi kryesisht te meshkujt homoseksualë dhe biseksualë.

Zyrtarët amerikanë vunë në dukje se shumica e njerëzve të prekur raportuan disa nivele të aktivitetit seksual, shkruan CNN.
Kjo nuk do të thotë se virusi transmetohet seksualisht, por sipas zyrtarëve, kontakti i zgjatur lëkurë me lëkurë është një nga mënyrat kryesore se si po përhapet lija e majmunit.

Të dhënat nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë 1,972 raste të mundshme ose të konfirmuara të lisë së majmunëve në SHBA.
Deri më tani, rreziku i lisë së majmunëve është i ulët, sipas CDC, por ekspertët e shëndetit publik thonë se njerëzit duhet të tregohen vigjilentë ndaj virusit.