` . SHBA konfirmon konfiskimin e mbi 1 milion fuçi të naftës iraniane - TV SHENJA

SHBA konfirmon konfiskimin e mbi 1 milion fuçi të naftës iraniane

SHBA ka konfirmuar se ka konfiskuar mbi një milionë fuçi të naftës iraniane nga katër tankera të destinuara për Venezuelën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departmenti amerikan i Drejtësisë tha se konfiskimi i naftës iraniane është më e madhja e regjistruar ndonjëherë, duke akuzuar se ajo u dërgua nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, nga SHBA-të e emëruar si grup terrorist. Nafta aktualisht është në SHBA.

Departmenti nuk shpjegoi ku ishin ndaluar katër tankerat e naftës (Luna, Pandi, Bering dhe Bella), as edhe statusin aktual të tyre, por vetëm tha se gjykatësi i Gjykatës së Qarkut të SHBA-ve, Jeb Boasberg, lëshoi një urdhër për të konfiskuar ngarkesën e tyre.

Në muajin korrik, prokurorët federal ngritën një proces gjyqësor për konfiskimin e gazolinës në të katër cisternat që Irani po përpiqej t’i transportojë në Venezuelë, me qëllim që të parandalonte të ardhurat nga arkat e Iranit.

Ekonomia e Iranit, e varur tradicionalisht nga eksportet e naftës, viteve të fundit ka vuajtur nga sanksionet e ri-imponuara ekonomike nga SHBA-të, e cila u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-ve u përshkallëzuan pasi në maj të vitit 2018 Trump njoftoi tërheqjen e njëanshme të SHBA-ve nga pakti dhe filloi të ri-imponojë sanksionet që ishin lehtësuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama.

Industria e naftës në Iran është prekur shumë nga sanksionet, me shumë vende që ndërprenë naftën nga Irani, nga frika e ndëshkimeve ekonomike nga SHBA-të.