SHBA-ja tregon muskujt pas testimeve raketore të Koresë Veriore

SHBA-ja tregon muskujt pas testimeve raketore të Koresë Veriore

Bombarduesit amerikanë B-1B kanë marrë pjesë në ushtrimet e përbashkëta me aeroplanët e Koresë së Jugut si formë reagimi ndaj lansimit të një rakete nga Koreja Veriore.

Ushtria jug-koreane ka deklaruar se ushtrimet e përbashkëta po bëhen për të shfaqur gatishmërinë ndaj kërcënimeve të mundshme nga shteti diktatorial.

Koreja e Veriut i frikësohet bombarduesve amerikan US B-1B për shkak se kanë kapacitet për bartjen e armëve bërthamore.

Këta bombardues janë testuar edhe gjatë muajit të kaluar dhe ishte fluturimi i parë i tyre në pesë vjetët e fundit.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka thënë se testimi i fundit i raketave ndërkontinentale ishte shfaqja e kapaciteteve të plota të shtetit kundër kërcënimeve amerikane.

Për t’i treguar muskujt, SHBA-ja i është kundërpërgjigjur me fluturimin e bombarduesve supersonikë në javën e fundit.