SHBA-ja ndan edhe 450 milionë dollarë për Ukrainën

SHBA-ja ndan edhe 450 milionë dollarë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara pritet të dërgojnë një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej 450 milionë dollarësh në Ukrainë.

Kjo do të përfshijë më shumë sisteme raketash artilerie të lëvizshmërisë së lartë, kanë thënë dy zyrtarë për Reuters.

Ndërkohë kjo ndihmë vjen pas thirrjeve të vazhdueshme të presidentit ukrainas Volodymir Zelensky për mbështetje ushtarake, i cili është shprehur se ka pasur mungesa të theksuara të armëve kohët e fundit.