SHBA-ja furnizon Ukrainën me sistemin raketor NASAMS

SHBA-ja furnizon Ukrainën me sistemin raketor NASAMS

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, deklaroi trupat ukrainase tashmë janë pajisur me NASAMS, sistem i sofistikuar amerikan për mbrojtje ajrore, raportoi Reutersi të dielën.

Këtë armatim, Kievi e ka kërkuar prej kohësh, derisa Washingroni e aprovoi dërgimin në fund të gushtit.

“Ne kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të tregojnë udhëheqje dhe t’i japin Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore. Dua ta falënderoj presidentin Joe Biden për një vendim pozitiv, të marrë tashmë”, deklaroi Zelensky.

Ai shtoi se armatimi i dërguar në Ukrainë nuk është i bollshëm për të mbrojtur infrastrukturën civile, shkollat, spitalet, universitetet e shtëpitë e ukrainasve.

Kreu i Ukrainës falënderoi Bidenin edhe për sistemet raketore HIMARS, që prej kur ka nisur agresioni rus (24 shkurt), SHBA-ja i ka furnizuar trupat ukrainase, derisa njëkohësisht ka kryer stërvitje për përdorimin e tyre.

Sistemi raketor NASAMS, është sistem shpërndarës me rreze të shkurtra dhe të mesme. NASAMS-i mbron mjetet ajrore pa pilot, helikopterët, mjetet luftarake dhe avionët. Ndërtimi i një sistemi të tillë nisi në vitin 1990, nga një kompani norvegjeze.

Ukraina ka shënuar progres të dukshëm javëve të fundit nëpërmjet ofensivave ndaj trupave ruse. Në ndërkohë, president rus, Vladimir Putin, ka organizuar një mobilizim të ri, duke bëri të ditur se do t’i rekrutojë edhe 300 mijë persona në luftë.