SHBA, Franca dhe Britania hedhin poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina do të përdorë “bombë radioaktive”

SHBA, Franca dhe Britania hedhin poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina do të përdorë “bombë radioaktive”

SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe hodhën poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina është përgatitur të përdorë ‘bombë të pistë’ (bombë me përmbajtje radioaktive) në territorin e saj, transmeton Anadolu Agency (AA)

Ministrat e Jashtëm të SHBA-së, Britanisë dhe Francës në një deklaratë të përbashkët, përsëritën edhe një herë mbështetjen e tyre të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë.

“Ministrat e Mbrojtjes të vendeve tona zhvilluan biseda të ndara me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu me kërkesën e këtij vendi. Vendet tona refuzuan pretendimet e rreme të Rusisë se Ukraina është përgatitur të përdorë ‘bomba të pista’ në territorin e saj. Bota do të shohë çdo përpjekje që këto pretendime të përdoren si justifikim për rritjen e tensioneve në rajon. Hedhin poshtë këto pretendime të Rusisë për të rritur tensionet”, thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se vendet në fjalë do të vazhdojnë mbështetjen për mbrojtjen e territorit të Ukrainës deri në fund.

Më tej në deklaratë thuhet se ministrat e Jashtëm të 3 vendeve në djalë në bisedat telefonike theksuan vazhdimin e ndihmave humanitare, ekonomike dhe të sigurisë për Ukrainën

– Sekretari i Shtetit të SHBA-së bisedoi me homologun e tij ukrainas

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti i Shtetit thuhet se në bisedë Blinken ka përsëritur mbështetjen e palëkundur për integritetin, pavarësinë dhe sovranitetin territorial të Ukrainës.

Blinken ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit rus të Mbrojtjes, Shoygu për “bombë të pistë”. Më tej bëhet e ditur se është diskutuar edhe për ndihmat ndërkombëtare për Ukrainën.