SHBA, dy të vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat në Çikago

SHBA, dy të vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat në Çikago

Të paktën 2 persona e kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat në Çikago të SHBA-së, raporton AA.

Policia ka deklaruar se ka pasur një përleshje, e më pas edhe përdorim të armëve të zjarrit.

Mësohet se dy persona rreth të 20-ve kanë ndërruar jetë në spital dhe tre janë plagosur.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile.

Vitet e fundit, Çikago ka regjistruar rritje të dhunës me pasoja vdekjeprurëse.