Shakthar Donetsk kërkon Adrian Ismajlin

Shakthar Donetsk kërkon Adrian Ismajlin

Ardian Ismajli po shkëlqen me skuadrën e Hajdukut të Splitit në Kroaci, teksa në fundjavë shënoi në fitoren 2-1 ndaj Lokomotivës së Zagrebit. Forma e mirë e mbrojtësit të kombëtares ka bindur skuadrën e njohur Shakthar Donetsk për të bërë një ofertë në merkato.

Në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Lokomotivës, Ismajli është ndjekur në stadiumin “Plodjud” nga skautë të klubeve të ndryshme ku mbi të gjitha spikasin ata të gjigantëve ukrainas Shakthar Donetsk.

Nëse vazhdon me këto ritme në verë 22-vjeçari Ardian Ismajli mund të marrë një ofertë zyrtare nga Shakthari dhe mund të transferohet në Ukrainë.