Shakhtar kërkon përjashtimin e Iranit nga Katar 2022, sugjeron skuadrën që duhet ta zëvendësojë

Shakhtar kërkon përjashtimin e Iranit nga Katar 2022, sugjeron skuadrën që duhet ta zëvendësojë

Ndërsa na ndan rreth një muaj nga nisja e Botërorit Katar 2022 gjithmonë e më shumë po shtohen zërat për përjashtimin e Iranit nga kjo Kupë Bote.

Drejtori i Shakhtar Donetsk, Segei Palkin ka kërkuar që Irani të përjashtohet për shkak të përfshirjes së drejtpërdrejtë të këtij vendi në sulmet kundër ukrainasve.

Dhe sipas tij në vend të Iranit duhet të përfshihet në këtë Kupë Bote vetë Ukraina.

“Vendin vakant duhet ta zërë kombëtarja e Ukrainës, e cila e ka dëshmuar se është e denjë për të marrë pjesë në Botëror. Lehtësimi i pjesëmarrjes së terroristëve në Kupën e Botës është një çështje politike”,-tha ai.