` . Shahpaska: I kemi hapur çerdhet, kemi siguruar qëndrim të sigurt për fëmijët - TV SHENJA

Shahpaska: I kemi hapur çerdhet, kemi siguruar qëndrim të sigurt për fëmijët

Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Jagoda Shahpaska ka thënë se po vazhdojnë intensivisht të punojnë në zgjerimin e kapaciteteve të çerdheve duke ndërtuar çerdhe të reja me standard bashkëkohor. Ajo theksoi se me hapjen e çerdheve tashmë të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë të gjitha rregullat në mënyrë që të mundësohet punë e sigurt dhe shëndet i mbrojtur.

“I kemi hapur çerdhet dhe kemi siguruar proces qëndrimi të sigurt për fëmijët duke i mbojtur nga rreziqet e infektimit nga koronavirusi në pajtueshmëri me protokollin e komisionit për sëmundje ngjitëse. Shëndeti i të rinjve për ne është prioriteti më i lartë dhe nga kjo nuk heqim dorë, por dua të theksoj se ne të gjithë jemi përgjegjës dhe duhet të jemi të kujdeshëm në atë që t’i respektojmë masat parandaluese me qëllim që të mundësojmë proces t ë punës të sigurt të çerdheve”, deklaroi Jagoda Shahpaska. /SHENJA/