Shabani: Të jepet kohë për përcaktimin e konstatimeve sipas ligjeve dhe rregulloreve

Shabani: Të jepet kohë për përcaktimin e konstatimeve sipas ligjeve dhe rregulloreve

Të jepet kohë për përcaktimin e gjeteve për klinikën “Zhan Mitrev” në përputhje me ligjet dhe rregulloret. Emisioni IRL është një ndihmë e madhe, inkurajoj të gjithë të tjerët që të ndihmojnë institucionet, tha sot drejtori i Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore (MALMED) Lirim Shabani.

Shabani në konferencën për shtyp lidhur me rastin “Brezev” dhe funksionimin e spitalit klinik “Zhan Mitrev”, ku morën pjesë ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) Irinka Sotrovska Buhova. si dhe kryetarja e Odës së mjekëve Kalina Krivçeva Stardelova tha se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai që ka gabuar do të përgjigjet për veprimet e tij.

Ai bën të ditur se tashmë janë caktuar dy komisione, ai i etikës dhe një komision për prova klinike, i cili do të punojë për rastin.

“Është logjike të jepet pak kohë për të përcaktuar gjithçka sipas protokolleve, rregulloreve dhe ligjeve. Ne duam të sigurohemi që ishte siç është publikuar. Askush nuk po thotë se ka pasur ose nuk ka pasur një provë klinike. Ne themi siç thotë ligji – nëse dikush zhvillon një lloj prove klinike, ai sanksionohet dhe për t’u sanksionuar duhet verifikuar. Emisioni IRL është shumë i dobishëm, inkurajoj të gjithë të tjerët që të ndihmojnë institucionet. Në ndërkohë po vazhdon takimi i përfaqësuesve të MALMED-it dhe ekipit të “Zhan Mitrev”-it, po përballen argumentet”, theksoi Shabani.

Sipas tij, asgjë nuk mund të pretendohet ad-hok, nëse nuk vërtetohet paraprakisht.