SHA EMV: Ndërprerje e shkurtër në funksionimin e REC Oslomej për shkak të plasjes së tubit

SHA EMV: Ndërprerje e shkurtër në funksionimin e REC Oslomej për shkak të plasjes së tubit

TEC Osllomej nuk punon për 48 orë për shkak të plasjes së tubacionit, si defekti më i shpeshtë në termocentrale, i cili shpejt riparohet. Pritet që TEC Osllomej sërish të jetë në rrjet nga e shtuna më 29 tetor, informojnë nga SH.A. EMV.

Theksojnë se prodhimi i energjisë elektrike për nevojat e tregut të rregulluar, gjegjësisht për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël, po zhvillohet pa probleme përmes termocentraleve të tjera të SH.A. EMV, para së gjithash, siç thonë, me prodhim më intensiv në të dyja blloqet në TEC Manastir.

“TEC Osllomej viteve të fundit punon me kapacitet jashtëzakonisht të rritur, falë investimeve të forta që janë bërë në termocentral në periudhën 2018-2020 në lidhje me termocentralin, pajisjet, burimet njerëzore etj. Si rezultat i kësaj vërehet rritje e prodhimit, kështu që në përfundim me ditën e djeshme, prodhimi nga Osllomej ka arritur në 219 gigavat orë energji elektrike. Me këtë, TEC Osllomej e përmbushi dhe e tejkaloi planin për prodhim për vitin 2022”, theksojnë nga SH.A. EMV.