` . Sezoni i ri në Ligën e Parë do të ketë 12 ekipe - TV-SHENJA

Sezoni i ri në Ligën e Parë do të ketë 12 ekipe

Sezoni i ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 12 ekipe që do të marrin pjesë. Kjo u vendos në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të FFM-së të mbajtur gjatë ditës së sotme në të cilën u miratuan edhe shumë çështje tjera. Në situatë kur nuk do të ketë rënie nga elita, dy skuadrat e reja do të jenë Pelisteri dhe Bellasica, dy ekipe që janë të renditura në vendin e parë në Ligat e Dyta Lindje dhe Perendim. Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit Drejtues u vendos që të anulohet të gjithë sezoni 2019/20 në kategoritë e reja të futbollit, futsallit si dhe në futbollin e femrave. Gjithashtu FFM solli vendim që Kuvendi i rregullt të zhvillohet me 20 ose 27 qershor në Shkup. /SHENJA/