` . Sevilla merr vetëm një pikë me Osasunan, Joaquin tregolësh për Betisin - TV SHENJA

Sevilla merr vetëm një pikë me Osasunan, Joaquin tregolësh për Betisin

Sevilla u ndal në barazim 1-1 në fushën e Osasunas, pavarësisht se shënoi e para në “Pamplona” dhe luajti për më shumë se 30 minuta minuta me një lojtar më shumë. Andaluzët nuk mundën ta ruanin epërsinë e arritur me golin e El Haddadit, teksa vendasit kthyen ekuilibrat në rezultat në shtesën e pjesës së parë me Chimy Avilan. Oier u largua me karton të kuq në minutën e 61-të, por Sevilla nuk e shfrytëzoi superioritetin numerik.

Skuadra tjetër andaluze, Betis Sevilla, fitoi 3-2 me Bilbaon në “Villamarin”, ku shkëlqeu me tregolësh veterani Joaquin (2’, 11’, 20’). Athletic reagoi me golat e Williams (11-m) dhe Berchiche, por pa mundur ta shmangte humbjen.

Po 3-2 Leganes fitoi me Celta Vigon, ndërsa Eibari u mposht 0-1 nga Getafe. Përfundoi pa gola sfida mes Valladolidit dhe Real Sociedadit. /SS/