Serena Williams njofton tërheqjen: Dua t’i dedikohem familjes

Serena Williams njofton tërheqjen: Dua t’i dedikohem familjes

Serena Williams ka njoftuar se do të tërhiqet nga tenisi pas një karriere të lavdishme. Williams ka arritur që të fitojë 23 tituj Grand Slam në garat teke. Lajmin e ka bërë të ditur 40-vjeçari në një artikull për “Vogue” të publikuar të martën.

“Nuk më ka pëlqyer asnjëherë fjala pension”, tha Williams. “Ndoshta fjala më e mirë për të përshkruar atë që jam duke bërë është evolucioni. Unë jam këtu për t’ju thënë se po evoluoj larg tenisit, drejt gjërave të tjera që janë të rëndësishme për mua”.

Williams tha se vendimi i saj ishte ndikuar nga dëshira për të zgjeruar familjen e saj. Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, Olimpia, në vitin 2017.

“Kurrë nuk kam dashur të zgjedh mes tenisit dhe familjes. Nuk mendoj se është e drejtë”, shtoi tenistja 40-vjeccare. Në artikull, Williams sugjeroi se turneu i saj i fundit do të jetë US Open, i cili fillon në fund të këtij muaj dhe zgjat deri në fillim të shtatorit.

Serena dhe motra e saj Venus Williams dolën në skenën e tenisit si adoleshente, duke spikatur në fillimet e tyre. Ato fituan 30 tituj të Grand Slam-it teke, ndërsa gjithashtu u bashkuan për të fituar 14 tituj të mëdhenj në duelet çift.

Serena fitoi titullin e saj të fundit Grand Slam në Australian Open në 2017. Ajo ka pësuar shumë dëmtime vitet e fundit dhe është mposhtur në raundin e parë të Ëimbledon të kësaj vere nga Harmony Tan.