Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntor

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntor

Ministria serbe e Punëve të Jashtme ka uruar Shqipërinë në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

“I dërgojmë urime tona diplomacisë shqiptare, me rastin e festes së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, thuhet në postimin e publikuar në Twitter.

Ndërsa, Ministria e Shqipërisë e Punëve të Jashtme në një “cicërimë” e ka falënderuar.
Për 110-vjetorin e Pavarësisë, liderët kosovarë kanë bërë një vizitë në Shqipëri, ku janë takuar me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.