Serbia s’mund të pranojë një plan ku njihet pavarësia e Kosovës, thotë Daçiq

Serbia s’mund të pranojë një plan ku njihet pavarësia e Kosovës, thotë Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se Serbia nuk mund të pranojë planin franko-gjerman.

Ai u shpreh se thelbi i këtij plani është i papranueshëm, pasu nis me faktin që Kosova është e pavarur, shkruan Euronews Serbia.
“Ne besojmë se është bërë në mënyrë të njëanshme, gjë që është e papranueshme ndërkombëtarisht. Filloi nga fakti se Prishtina dhe disa vende që e njohën besojnë se kjo çështje nuk duhet të ngrihet më. Ne besojmë se, bazuar në Rezolutën 1244, duhet të bëhet dialog. Ata duan që një zgjidhje e imponuar në mënyrë të njëanshme të pranohet nga ana jonë”, nënvizoi Daçiq.
Plani franko-gjerman ka për qëllim të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i diplomacisë në BE, Josep Borrell, e konfirmoi javën e kaluar se Beogradi dhe Prishtina e kanë marrë këtë plan dhe tashmë ua kanë dërguar komentet e tyre për këtë plan përfaqësuesve evropianë.